31.6 C
Pec
E diel, 21 Korrik, 2024

Bislimi mirëpriti anëtarët e bordit të drejtorëve të BERZh-it

Sot u mbajt takimi me anëtarët e bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të cilët përfaqësojnë shtetet anëtare nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.

Përfaqësuesit u mirëpritën nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Pjesëmarrës në takimin ishin edhe drejtori i BERZh-it për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli, si dhe përfaqësues të Zyrës së BERZh-it në Kosovë.

Në fjalën e tij hapëse të takimit,  Bislimi theksoi ndikimin e BERZh-it për realizimin e objektivave zhvillimore të Kosovës. Gjithashtu, ai përmendi disa nga sukseset e arritura nga Kosova, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Murati theksoi rolin e BERZh-it në zbatimin e projekteve, që nxisin zhvillimin ekonomik, duke përmendur projektet aktuale si, ato të tranzicionit energjetik, infrastrukturës dhe mjedisit. Ministri Murati gjithashtu theksoi memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar këtë vit ndërmjet BERZh-iy dhe Qeverisë së Kosovës për zbatimin e strategjisë së BERZh-it për Kosovën 2022-2027, ku si objektiva të kësaj strategjie janë zhvillimi i sektorit privat, transportit dhe digjitalizimit.

Nga ana e saj, Rizvanolli nënvizoi se, energjia është prioritet i përbashkët i të dyja palëve dhe ndau objektivat në këtë fushë, veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja, duke siguruar se çmimet e energjisë mbeten të përballueshme. Zëvendësdrejtori i BERZh, Jan Willem van den Wall Bake, shprehu në emër të bordit të drejtorëve të BERZh-it vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur disa nga prioritetet e BERZh-it për investime në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...