3.7 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Bislimi në Paris takon emisarin francez për Ballkanin, thotë se kanë biseduar një mori temash

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz

Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.

“Kontributi  dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.

Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen pak ditë pas kritikave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe akuzës së tij se liderët e Kosovës s’e kanë mbajtur fjalën sa i përket implementimi të planit franko-gjerman./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...