24.7 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Bislimi në Prokurorinë Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimet lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Një kompani e regjistruar në Kosovë, aksionarë të së cilës ishin kompani me adresë deri në Beograd të Serbisë, ka përfituar nga një kontratë e dyshimtë me Qeverinë e Kosovës këtë vit.

Për këtë, Policia në fund të majit ka kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë. Aksioni u ndërmor pasi ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...