14.9 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Bislimi: Performanca pozitive ekonomike e Kosovës po vlerësohet edhe nga Institucionet Ndërkombëtare Financiare

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme Ndihmës Drejtoren e Përgjithshme dhe kryesuesen e Divizionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ambasadoren Andrea Studer.

Sipas njoftimit, në fillim të bisedës, u potencua mesazhi për bashkëpunimin e fuqishëm me ambasadën e Zvicrës. U vlerësua lartësisht dhe mbështetja e partnerëve dhe donatorëve zviceran, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të rëndësishme për vendin.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth një prej shtyllave të mandatit të tij, ajo e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se performanca pozitive ekonomike e Kosovës, po vlerësohet dhe nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së e së fundmi dhe nga BERZH. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme, duke synuar poashtu dhe shpërndarje të barabartë për qytetarët përmes dhe politikave sociale.”.

“Ndërkohë, znj. Studer u shpreh e impresionuar nga potenciali i Kosovës, veçanërisht në aftësitë sipërmarrëse të të rinjve. Ajo tregoi dhe për vizitën treditore që po e zhvillon në Kosovë, të cilën e cilësoi produktive e të frytshme.”, vazhdon tutje njoftimi.

Në këtë takim, znj. Studer shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...