zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pritet të paraqitet sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Intervistimi i tij është caktuar të nisë në orën 09:30 të mëngjesit.
Kjo fabrikë, që është pjesë e debatit publik dhe institucional për funksionalizimin e saj, ishte përmendur edhe nga deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Ai kishte deklaruar se Bislimi i kishte thënë se “pavarësisht kostos financiare, e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore”.
Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim dhe deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë nga organet e drejtësisë. /Njeshi/