3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Bislimi: Serbia synoi sot krijimin artificial të tensioneve duke dërguar në kufi me Kosovën një kamion me 117 milionë Dinarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas rastit me furgonin me dinarë nga Banka Popullore e Serbisë në vendkalimin kufitare në Jarinjë, gjë për të cilën thotë se kompania në fjalë është inekzistente dhe se të njëjtit pretendonin se paratë në shumë prej 117 milionë dinarëve do t’i dërgonin, siç thotë ai, në kompani që as nuk ekziston në regjistrat e shtetit të Kosovës.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Bislimi thotë se kjo dërgesë pa asnjë koordinim paraqet një hap unilateral të Serbisë me qëllim të shkeljes së funksionalitet të institucioneve të Kosovës dhe që për synim kanë krijimin e tensioneve artificiale.

Zëvendëskryeministri Bislimi thotë se një gjë e tillë ndodhi pikërisht një ditë para mbledhjes së thirrur të Këshillit të Sigurimit.

“Sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё.

Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit.

Krejt kjo me shpresёn se kёshtu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё.

Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral.

Republika e Kosovёs qëndron plot vullnet qё tё punojё dhe ndihmojё nё gjetjen e mekanizmit qё siguron qё mjetet e tilla tё dёrgohen nё mёnyrё ligjore tek pёrfituesit fundor, dhe atё nё afatin sa mё tё shpejtё tё mundur”, shkruan mes tjerash Bislimi.

Tutje ai sqaron se Banka Qendrora e Kosovës ka rregulla precize që përcakton se kush dhe si ka të drejtë të importojë euro dhe valuta tjera në Kosovë.

“Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur rregulla precize që pёrcaktojnё se kush dhe si ka tё drejtё tё importojё euro dhe valuta të tjera nё Republikёn e Kosovёs.

Sipas rregullores, kjo mund tё bёhet vetёm nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licensuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare dhe atё vetëm pas dhënies së licensës dhe autorizimit të veçantë me shkrim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për këtë shërbim.

Kjo rregullore ka hyrё nё fuqi nga data 1 shkurt. Pёr tё mundёsuar njё periudhё tranzitore gjatё sё cilёs pёrshtatja do tё bёhej pa ndonjё ndikim negativ tek grupe tё caktuara tё qytetarёve, BQK-ja ka ofruar vullnetin dhe ekspertizёn e saj nё gjetjen e njё zgjidhjeje afatgjatё dhe tё ligjshme, qё garanton transparencёn dhe ruan integritetin e sistemit financiar, duke siguruar kёshtu edhe sukses nё parandalimin e pastrimit tё parave. Kjo rregull vlen njёsoj si pёr importin e valutёs euro ashtu edhe pёr dollarin amerikan, funtёn angleze, dinarin serb apo çdo valutë tjetër”, ka shkruar Bislimi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë  se përfaqësues të një kompanie serbe kanë pyetur në këtë pikë doganore nëse mund të transportojnë para, pa bërë të ditur se po provojnë ta kalojnë kufirin për në Kosovë.

Stavileci thotë se atyre u është sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve brenda territorit kosovar.

“Përfaqësues të një kompanie, palës serbe sot kane pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para, ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka thënë Stavileci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...