1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Bislimi takon kongresmenin amerikan William Keating, flasin për sigurinë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim, Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga kongresmeni amerikan, William Keating, me ç’rast kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”.

Fillimisht, zëvendëskryeministri e falënderoi kongresmenin për përkrahjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës. Veçoi mbështetjen lidhur me projektin e MCC-së, Programi Kompakt 236.7 milionë dollarësh në bashkëpunim me SHBA-në.

“Në vijim, biseduan rreth progresit demokratik dhe rritjes ekonomike që ka njohur vendi në katër vitet e fundit, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi indikatorët pozitivë makroekonomikë të vendit dhe perspektivën për rritje të qëndrueshme ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë. Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.

Në fund thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi kongresmenin Keating për bisedën dhe takimin, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...