0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Bislimi takon kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, flasin për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki.

Në takim u theksua rëndësia e informimit të komunitetit të personave të verbër rreth liberalizimit të vizave dhe rregullave të lëvizjes pa viza në zonën Shengen, raporton Klan Kosova.

Po ashtu, u fol edhe mbi përgatitjen e dokumenteve relevante për çështjet integruese në shkrimin Braj dhe format alternative, si dhe implementimi i plotë i ligjit për personat e verbër, si imperativ për një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të angazhohet maksimalisht për të ofruar mbështetje konkrete e adresuar tematikat e ndërlidhura me personat me nevoja të veçanta”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.​/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...