3.6 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Bislimi takon zyrtaren e lartë amerikane, flasin për sulmin në Ibër Lepenc

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga drejtorja për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland.

Përgjatë takimit u bisedua rreth zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Kosovës, sigurinë energjetike dhe investimet në këtë fushë.

Temë e trajtuar ishte edhe sulmi kinetik i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit, si vazhdimësi e përpjekjeve, planifikimeve dhe organizimeve me synim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Bislimi i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e sulmit dhe mbështetjen ndaj vendit tonë në zbardhjen e plotë të tij.

“Më tej, ai foli dhe rreth iniciativave e politikave të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre. Në takim u diskutua dhe rreth zhvillimeve në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në komunikatën për media. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...