6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Bislimi uron Peter Sorensen, beson në qasje më të balancuar në dialog

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar pasuesin e Miroslav Lajçakut, Peter Sorensen, për emërimin e tij në postin e ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Bislimi ka thënë se qasja e balancuar ndaj palëve është parakusht për sukses.

“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. I urojmë atij një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociata si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...