17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Bitcoini shënon rritje

Bitcoini shënoi rritej rreth 7.6 për qind të dielën, duke kapur vlerën e 20.404 dollarëve, qëkur shënoi një rënie të shtunën, njofton Reuters të hënën.

Rritja e hovshme po thuhet se ndodhi pas rritjes së investitorëve më pakicë, që blenë monedhën digjitale gjatë fundjavës, kur pak tregtarë punojnë.

“Disa blerës mendojnë se tani është mundësi e mirë për të hyrë në Bitcoin sepse ai zbriti në një nivel afatshkurtër”, deklaroi Andreë Brenner, ekspert i politikave të monedhave digjitale”.

Edhe monedha Ether shënoi rritej prej 13 për qind të dielën, duke i shkuar vlera në 1.131 dollarë, për dallim nga e shtuna kur ra në 993.

Rënia e bitcoinit të shtunën u konsiderua tronditje pasi nuk kishte rënë në këtë shifër që nga dhjetori i 2020-s. Vlera e saj ra në 19 mijë dollarë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...