24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Bizneset sot në protestë, kërkojnë një vit shtesë për liberalizimin e tregut energjetik

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), së bashku me përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova sot do të mbajnë një protestë nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Siç është thënë në konferencën për media me anë të kësaj proteste kundërshtojnë mënyrën se si bizneset janë detyruar të hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa pasur përgatitje të mjaftueshme.

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, ka thënë se protesta do të jetë paqësore dhe bëri thirrje që Qeveria të rishikojë vendimin e marrë.

Ai tha se kërkojnë një afat njëvjeçar dhe një paketë ligjore për të lehtësuar tranzicionin për bizneset dhe për të mbrojtur qytetarët.

“Protesta do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00 deri në 12:00. I ftojmë të gjithë ata që preken nga ky vendim të na bashkohen për të mirën e vendit. Kërkojmë që Qeveria të reflektojë dhe të mbështesë biznesin dhe ekonominë, duke dhënë një afat të përshtatshëm për kalimin në tregun e lirë dhe duke përgatitur masa ligjore për këtë tranzicion”, tha Rafuna.

Ai shtoi se, nëse Qeveria nuk ndryshon qëndrim, bizneset do të detyrohen të vazhdojnë protestat.

Rafuna kritikoi gjithashtu ZRRE-në për mungesën e përgatitjes dhe ofertave të mjaftueshme për konsumatorët në tregun e lirë të energjisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...