27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekë

BKT Kosova ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj me inagurimin madhështor të degës së saj më të re në Suharekë. Ky event i rëndësishëm shënon një avancim të madh në ofrimin e shërbimeve të avancuara financiare.

Dega “Theranda” në qytetin e Suharekës u hap zyrtarisht më 13 qershor, ditë e cila shënon përvjetorin e 25-të të çlirimit të Suharekës. Kjo ditë, e cila është simbol i lirisë, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit, e bën këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për bankën.

“Theranda” është projektuar me kujdes për të përmirësuar përvojën bankare sipas standardeve më të fundit. Kjo degë, së bashku me degën në Prizren, reflektojnë parimet e dizajnit modern dhe të sofistikuar që BKT Kosova ka si standard. Çdo detaj i kësaj hapësire të re reflekton përkushtimin ndaj digjitalizimit, cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së klientëve.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Znj. Mihrije Suka, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe theksoi rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. “Është një nder dhe privilegj të jem pjesë e hapjes zyrtare të degës së re të BKT Kosova në komunën tonë. Hapja e degës së BKT Kosova është hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë. Hapja e degës “Theranda” në qytetin tonë padyshim do të rrisë cilësinë e shërbimeve financiare, do të mbështes zhvillimin e bizneseve lokale dhe do të çojnë në sukses të qëndrueshëm gjithë komunitetin tonë,” tha Suka.

Kryetari i Bordit të BKT Kosova, Z. Serdar Sümer, theksoi rritjen mbresëlënëse të bankës, duke e dalluar atë si bankën lidere në të gjitha kategoritë.

“BKT Kosova ka arritur të jetë banka me rritjen më të lartë në të gjitha kategoritë, ndërsa ka shënuar norma të larta rritjeje të qëndrueshme ndër vite. Ne kemi tejkaluar 1.2 miliardë euro në madhësinë e aseteve, mbi 640 milionë euro në kredi neto dhe mbi 950 milionë euro në depozita, si dhe pjesëmarrje të tregut në asete prej 16.3%. Që nga viti 2020, BKT Kosova është nderuar me gjithsej 60 çmime prestigjioze. Vetëm në vitin 2024, kemi fituar 10 çmime, duke përfshirë këtu 3 çmime të fituara për qëndrueshmëri. Çmimet më të shquara janë marrë nga institucione të respektuara si: The Banker, Euromoney, Global Finance dhe EMEA.

Kryeshefi ekzekutiv dhe Antar i Bordit të BKT Kosova, Z. Suat Bakkal, shprehu optimizmin e tij për degën “Theranda”, duke theksuar përkushtimin e bankës për të ofruar një përvojë të përsosur për klientët.

“Hapja e degës sonë të parë në qytetin e Suharekës është një moment i veçantë për BKT Kosova. Ne kemi inkorporuar teknologjitë më të fundit në dizajnin dhe funksionimin e kësaj dege, duke nderuar gjithashtu vlerat tona tradicionale me skulpturën e Mbretëreshës Teuta. Ekipi ynë në Suhareka, është plotësisht i përkushtuar për të ofruar shërbim të shkëlqyer për klientët tanë. Ky zgjerim është pjesë e strategjisë sonë më të gjerë për të dyfishuar prezencën tonë në treg dhe për të përmirësuar vitalitetin ekonomik të rajonit,” theksoi Z. Bakkal.

Dega e re e BKT Kosova në Suharekë përfaqëson një kombinim të avancimeve moderne dhe homazhit historik, duke ofruar shërbime financiare të nivelit më të lartë për komunitetin ndërsa kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...