Në spektaklin e sontëm ( e martë) të Big brother VIP Albania ka ndodhur zhvillime të tjera që në nisje të tij.
Gazetari Bledi Mane i cili është i nominuar bashkë me çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka bërë një deklaratë të papritur. Ai tha se pa pritur rezultatin nga votat e publikut dëshiron që me vullnetin e tij të largohet nga shtëpia e famshme dhe këtë e ka konsideruar si një befasi për Kiarën.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
“Është një befasi që i kushtohet një dashurie që ngjizi në këtë shtëpi dhe unë nuk dua të bëhem sebep ndarje, pa pritur rezultatin nuk ka rëndësi nëse largohem ose qëndroj, unë pranoj me vullnet të plotë që të largohem, një shtëpi pa Kiaren do të degradonte në sjelljen e lojtarëve, kur ta shihni të nevojshme unë këtë dhuratë e bëjë për Kiarën, për të ulur gjakra unë deklarojë sot daljen”, u shpreh Mane ndër tjera.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
E zënë në befasi, Kiara në anën tjetër u shpreh se nuk e priste një gjë të tillë dhe se sipas saj situata nuk do të degradonte edhe nëse ajo largohet, ndërkohë Luizi gjithashtu doli kundër kësaj dhe ka kërkuar që Bledi të heq dorë nga kjo deklaratë.Mbetet të shihet nëse kërkesa e tij do të pranohet nga ana e produksionit apo eliminim do të ndodhë sipas votave të publikut. /Njeshi/