23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Finalisti dhe njëri ndër banorët më të dashur të Big Brother VIP Kosova 2, Blerim Lajçi – Blerando, do të jetë imazhi i kafesë Prince Espresso, është njoftuar sot zyrtarisht nga kompania Prince Caffe.

Këngëtari i njohur ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një ndër brendet kryesore “Made in Kosova” – kafenë Prince Espresso.

Blerando për plot një vit do të jetë fytyra e kafesë më të popullarizuar në Kosovë, e cila çdo ditë e më tepër është duke u shtrirë edhe në rajon dhe Evropë.

Reklama e parë si fryt i këtij bashkëpunimi tashmë është lansuar, kurse në muajt në vazhdim do të ketë edhe shumë aktivitete dhe ngjarje të përbashkëta nga Blerando dhe Prince Espresso.

Gjatë gjithë sezonit të dytë të spektaklit më të ndjekur ndër shqiptarët, BBVK, Blerando ka qenë njëri nga pjesëmarrësit më të pëlqyer nga shikuesit e shumtë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...