8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Blerim Isufaj zgjidhet edhe për një mandat Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e mbajtur të hënën ka rizgjedhur prokurorin Blerim Isufaj kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër ka zgjedhur Blerim Isufaj për Kryeprokuror të PSRK-së.

Mandati i tij është 4 vjeçar dhe fillon nga 1 janari 2024.

Rizgjedhja e Isufajt në këtë pozitë erdhi pasi nga Komisioni Vlerësues ishte renditur si kandidati me më së shumti pikë të mbledhura dhe i njëjti i ishte rekomanduar KPK-së për votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj vlerësimit të Panelit Vlerësues, kundërshtime kanë paraqitur kundërkandidatët e Isufajt, prokurorët Naim Abazi dhe Atdhe Dema, por që kundërshtimet e tyre ishin refuzuar nga Komisioni për Rishqyrtim..

omisioni Vlerësues i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 24 nëntor 2023 ka përfunduar intervistimin e katër kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, përkatësisht kandidatëve Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Valdet Gashi dhe Naim Abazi.

Katër kandidatët janë intervistuar nga Komisioni Vlerësues në përbërje të kryesuesit, Jetish Maloku dhe anëtarëve Besim Kelmendi, Arian Gashi, Ardian Hajdaraj dhe Agron Beka.

Sipas Komisionit Vlerësues, kandidatët ishin vlerësuar, Blerim Isufaj me 94.2 pikë, Naim Abazi me 89.2 pikë, Valdet Gashi me 84.8 pikë dhe prokurori Atdhe Dema me 77 pikë.

Kujtojmë se më 17 nëntor, KPK në mbledhjen e jashtëzakonshme ka konfirmuar këtë listë të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...