Nga shtabi i tij zgjedhor kanë thënë se në më pak se 15 orë janë mbledhur mbi 11 000 mijë nënshkrime.
“Kandidati i pavarur, prof. dr. Blerim Reka, tash edhe zyrtarisht është kandidat në zgjedhjet presidenciale në R. Maqedonisë së Veriut. Duhet të theksohet se në më pak se 15 orë, Rekën e kanë përkrahur mbi 11 000 mijë qytetarë, të cilët e konfirmuar përkrahjen e fuqishme për kandidimin e tij. Ju falënderohemi strukturave të partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për kontributin dhe përkrahjen në gjithë këtë proces, në mbledhjen e nënshkrimeve. Falënderohemi të gjithë qytetarëve për përkrahjen e tyre: Në përkushtimin tuaj, e gjejmë guximin tonë” kanë theksuar nga shtabi i Rekës.
Falënderime për përkrahjen kanë shprehur edhe Lëvizja BESA e Bilall Kasamit dhe ASH-ja e Zijadin Selës, të cilët i shprehën përkrahje Rekës.