11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Blerim Rexhbogaj merr bekimin e kryeplakut të fshatit, i pret sot të gjithë në përmbylljen e fushatës

Në bjeshkët e mbuluara me borë, në vendlindjen time fshatin Bogë, sot mora bekimin nga kryeplaku i fshatit, Arif Tahiri siç e quajmë ne rugovasit, për rrugëtimin tim për Kuvendin e Kosovës.

Me përkrahjen  e bashkëfshatarëve te mi dhe banoreve te trevës së Rugovës e gjithë qytetarëve te Dukagjinit e Kosovës, do të jem zëri juaj, do te jem fryma juaj që mbron interesat e vendit dhe popullit.

Do të punoj në zhvillimin ekonomik e turistik, të kësaj perle te Kosovës e Ballkanit, në zhvillimin  e tërë Kosovës, duke mbrojtur rendin dhe ligjin, për shtetin shtet, shembull i mirë qeverisjes dhe suksesit.

Ju ftoj qe te merrni pjese, ne tubimin përmbyllës për trevën e Rugovës , takim i cili do te zhvillohet në restorantin Maestros sot ne ora 18:00. U takofshim bashkë, në fitoren e madhe te LDK-së.

Biografia e shkurtër e Blerim Rexhbogajt 

Blerim Rexhbogaj me numërr 92, është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa është një frymë e re Rugoviane.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Blerimi punoi fuqishëm për LDK-në, besimi i tij i pa thyeshëm, se është e vetmja parti që duhet besuar përgjithmonë!

Blerimi u lind dhe u rrit në Rugovë, në fshatin Bogë.

Gjatë luftës, ishte radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Brigaden 136-RUGOVA

Është magjistër i Shkencave Juridike!

Çmohet shumë për urtësinë dhe maturin e tij, për dashurin dhe kujdesin e pakursyer ndaj të gjithëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...