27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Blerja e raketave “Javelin” nga Kosova, Ministri i Mbrojtjes konfirmon pagesën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se tashmë eshte realizuar pagesa e parë për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

Ai tha se janë në proces për ta pasur këtë sistem në inventarin e FSK-së.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin.

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen e mundshme për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti.

Raketa “Javelin” është sistem antitank i prodhuar për ushtrinë amerikane. Prodhimi ka nisur në vitin 1996, ndërsa për herë të parë në fushën e betejës është përdorur në Irak e Afganistan më 2003. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...