Ndërkohë për të parandaluar ndonjë reagim të dhunshëm nga qytetar të ndryshëm, autoritetet kanë shtuar forcat e sigurisë në kryeqytetin Uashington, Capitol Hill dhe Shtëpia e Bardhë.
Ato janë siguruar me barriera metalike dhe shumë dyqane dhe ndërtesa zyrash janë mbyllur. Policia Federale e SHBA-së krijoi një komandë kombëtare zgjedhore në Uashington për të analizuar kërcënimet që lidhen me zgjedhjet gjatë gjithë kohës.
Numri i oficerëve të sigurisë përreth qendrave të votimit në SHBA është rritur në pothuajse 100 mijë. /Njeshi/