11.7 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

Blinken: E vlerësojmë koordinimin e Policisë me EULEX-in dhe KFOR-in për garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dalë më një reagim lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Blinken ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Sekretari amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkaura të Amerikës e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize, derisa ka shtuar se e vlerësojnë koordinimin e Policisë me EULEX’in dhe KFOR’in për garantimin e sigurisë së civilëve që ndodhen në vendngjarje.

“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”, thuhet në reagimin e Blinken./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...