Sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, ka reaguar rreth miratimit të projektligjit të parlamentit të Republika Srpska për ndryshimin e kodit penal që rifut krimin e shpifjes.
Blinken, në një shkrim në Twitter, tha se me këtë kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, tregon se është në rrugën autoritare të Putinit.
“Sulmet e kryetarit Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të mbrojë të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar Blinken në Twitter./Njeshi/