12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Blinken takohet me kryeministrin e Bahrejnit, flasin për armëpushimin 6-javor

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, është takuar me kryeministrin e Bahrejnit, Salman bin Hamad Al Khalifa, me të cilin folën për armëpushimin e mundshëm midis Izraelit dhe Hamasit e po ashtu edhe lirimin e pengjeve.

Bëhet e ditur se në takim u diskutuan përpjekjet për të arritur një armëpushim për të pakën gjashtë javë në Gaza.

Blinken premtoi mbështetje për përpjekjet rajonale për të promovuar qetësi gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit ndërsa numri i të vdekurve në Gaza vazhdon të rritet, shkruan CNN.

Blinken dhe Al Khalifa folën gjithashtu për sulmet nga rebelët jemenas Houthi në zonën e Detit të Kuq, teksa thuhet se të dy udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët ndaj ligjit ndërkombëtar dhe lirisë së lundrimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...