32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Bllokadë në Kuvend, për herë të 24-të dështon seanca konstituive

As në seancën e sotme nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi.

Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, transmeton Telegrafi.

Kjo ishte tentativa e 24-t për konstituimin e Kuvendit.

Seanca u ndërprerë për të vazhduar pas 48 orësh./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...