4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Bllokadë në Novi Sad, grevë në Beograd, protesta po përkrahet edhe nga Serbët në Mitrovicë

Sot në kryeqytetin e Serbisë po mbahet një grevë e përgjithshme si një formë e mosbindjes civile, e thirrur nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, shkruan Danas.

Punonjësit e arsimit i janë bashkuar gjithashtu kësaj greve.

Në Serbi, që nga shembja e stacionit në Novi Sad më 1 nëntor, ku vdiqën 15 persona, u përhap një valë bllokadash dhe protestash, të cilat sot shkrihen në një grevë të përgjithshme. Grevës i janë bashkuar edhe disa redaksi të mediave si Danas, N1, Nova .

Policia ndërkohë është vendosur në të gjitha hyrjet e ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë. Ndërsa në Novi Sad është bllokuar rruga që çon për Beograd.

Gjithashtu edhe rreth 100 qytetarë serbë kanë mbajtur në veri të Mitrovicës 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht gati tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.

Organizatori i këtij aksioni, Sërgjan Gjorgjeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, në thirrjen që ka bërë një ditë më herët përmes rrjeteve sociale, ka inkurajuar  bashkëqytetarët e tij për pjesëmarrje në këtë aksion, duke shkruar “Jeta është shumë e shkurtër për ta shënuar frika”.

Në protestë u panë pankarta me mbishkrime “Më së vështiri është ta zgjosh njeriun i cili bëhet sikur flenë”, “dora e përgjakur” dhe të ngjashme, ndërsa u dëgjuan brohoritjet “Vuçiq në burg”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...