29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Bllokimi i Kuvendit, sot tentimi i 38-të

Vazhdimi i 38 i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjeteshtatë vazhdimet e deritanishme janë shndërruar në një seri të dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të numrave nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kreun e ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime direkte nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve dhe Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojë komision që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehur.

Kjo do të jetë seanca e parë vazhduese pasi Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Aktgjykimi i Kushtetueses vjen pasi Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim mënyrën e fshehtë të votimit që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare e re e Kuvendit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...