32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më

Kolapsi i mundshëm energjetik në Kosovë ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin DPT te Fidani, me deputetin e betuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Mustafa tha se Blloku A3 i Kosovës A në Korporatën Energjetike të Kosovës, është jashtë funksionit.

Ai theksoi se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite.

“Dhe ka gjasa dhe unë po shpresoj që nuk është e vërtetë dhe shpresoj që e kam gabim. Por, ka gjasë që blloku A3 të jetë dëmtuar aq shumë në mungesë të remontit kapital, sa që të mos arrijnë ta rimëkëmbin. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, por gjasa duken të jenë reale”, deklaroi Mustafa /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...