-7.8 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

BMW eliminon opsionet e motorit V8 dhe V12 për modelin Serie 7

Motorët e mëdhenj inefiçentë po zhduken. Shumë kompani po preferojnë motorët më të vegjël me katër dhe gjashtë cilindra të ndihmuar nga bateritë elektrike.

BMW nuk po mbetet mbrapa. Një thashethem i ri thotë se Serie 7 do të heqë motorët V8 dhe V12.

BMW Serie 7 e 2020-ës, sipas një raporti nga BMWBlog, do të jetë versioni i fundit me opsionet V8 dhe V12.

750i e fuqizuar nga motori 4.4 litërsh V8 prodhon 523 kuaj fuqi, që është 80 kuaj fuqi më shumë se përpara. Ndërsa 760i e fuqizuar nga motori 6.6 litërsh V12 prodhon 600 kuaj fuqi. Por Serie 7 G70 e ardhshme nuk do të jetë kaq e fuqishme.

Si shumë BMW të reja, Serie 7 e re mund të përdorë motorin 3.0 litërsh inline-6 të njëjtë me Serie 2 dhe Serie 3.

Ndryshimi i vetëm është se Serie 7 do të ketë elektrifikim të plotë. Në fakt, është raportuar se një version plug-in dhe një tjetër mild-hibrid të Serie 7 do të vijnë me variacionin e të njëjtin motor me gjashtë cilindra.

Outputi i kombinuar për nivelin fillestar, të fuqizuar në mënyrë hibride, do të ketë 560 kuaj fuqi. Kjo do t’i japë më shumë fuqi se V8 aktual, dhe shumë më tepër se plug-in i ri, i cili prodhon vetëm 389 kuaj fuqi.

Çfarëdo që të ndodhë, ne nuk do të shohim një Serie 7 të ri për disa kohë. Përsa i përket modelit të 2020-ës, çmimi nuk është bërë ende i ditur.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...