15 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

BMW tërheq 185,000 automjete të tjera për problem të mundshëm zjarri

Rreth 185,000 automjete të tjera BMW janë tërhequr për kapjen flake të mundshme të motorit.

Dy vite më pare, kompania rekomandoi që automjetet të parkoheshin jashtë shtëpisë deri sa problemi të zgjidhet.

Së bashku me automjetet e tjera të tërhequra në vitin 2017, totali ka arritur në numrin 925,000.

Modelet e përfshira në këtë problem janë Serie 3, Serie 5 dhe Z4 të prodhuara në vitin 2006.

BMW thotë në dokumentet e paraqitura me Administrimin e Sigurisë së Trafikut Kombëtar të Autostradave që lagështia mund të hyjë në ngrohësin e ventilatorit të valvulave të ajrit të posaçëm të makinës dhe të shkaktojë që pjesët plastike të degradohen.

Kjo mund të shkaktojë përplasje elektrike dhe zjarr të mundshëm edhe kur motori i makinës nuk është i ndezur.

Kostot e zëvendësimit të ventilatorit sigurisht që do të merren përsipër nga kompania.

Të gjitha modelet e prekura kanë motor me gjashtë cilindra.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...