21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Bogujevci për suksesin e Kosovës në AP të KiE-së: Fitore e Republikës së themeluar mbi vlera demokratike

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bogujevci në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës potencon se se votimi pro i Kosovës në këtë instuticion është një arritje e madhe për vendin tonë.

“Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, u shpreh Bogujevci.

“Ky votim dhe ky rezultat reflekton një punë dhe angazhim intensiv të një ekipi i madh. Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe përkushtim në qëllimet tona të përbashkëta”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...