7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Bojkoti i mediave nga VV, Sibel Halimi thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje.

Halimi përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive.

“Faza e parë e një pushteti autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën.  Bojkotimi i debatit publik dhe mediave.

Faza e dytë dhe më arrogante është diskreditimi i mediave dhe kritikëve, pra paraqitja e mediave si të pabesueshme dhe dorë e zgjatur e armikut. Rëndom ky armik i brendshëm është i fabrikuar.Faza e tretë është shtypja massive”, shkroi Halimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...