24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Bono këndon me ushtarin ukrainas në stacionin e metrosë së Kievit

Ylli irlandez i rokut dhe këngëtari i Grupit “U2” dha një performancë në një stacion metroje në qendër të qytetit të Kievit duke interpretuar hitet si “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With or Without You”.

Bono gjithashtu këndoi përkrah një ushtaraku vendas, i cili i bëri thirrje botës të mbështesë Ukrainën mes sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj vendit.

“Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por po luftojnë për të gjithë ne që e duam lirinë”,  tha Bono gjatë një pushimi, shkruan France.24.

Këngëtari iu referua gjithashtu konflikteve të së kaluarës në Irlandë dhe telashet që kishte me një fqinj më të fuqishëm.

“Ne lutemi që ju të shijoni pak nga ajo paqe së shpejti”, tha Bono.

Në një moment, Bono ftoi një ushtar ukrainas për të kënduar së bashku, i cili bëri thirrje për mbështetjen e botës për vendlindjen e tij.

Bono performoi së bashku me kitaristin e U2 ‘The Edge’ para një turme të vogël fansash duke përfshirë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës të veshur me uniforma.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...