10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Bora ‘paralizon’ Europën| Bllokohet Gjermania, alarm për orteqe në Zvicër e Austri

Reshje të dendura bore kanë vështirësuar jetesën për disa mijëra qytetarë në Evropën qendrore. Gjermania, Austria dhe Zvicra janë vendet më të prekura.

Në aeroportin e Mynihut, të gjithë avionët qëndruan në tokë, me fluturimet e anuluara deri mëngjesin e së dielës.

Dëbora e dendur ka paralizuar gjithashtu shërbimet hekurudhore të landit të Bavarisë. Trenat nga dhe drejt Mynihut kanë qëndruar pa lëvizur

Banorët në jug të Gjermanisë janë angazhuar në pastrimin e dëborës nga rrugët dhe makinat e tyre.

“Është gjithmonë kështu me ngrohjen globale. Më parë ishte shumë ngrohtë, ndërsa tani kemi shumë dëborë”, deklaroi një qytetar në Gjermani.

Reshjet e dëndura kanë komplikuar gjithashtu trafikun në rrugët e Republikës Çeke, si dhe furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit.

Ndërsa në Austri dhe Zvicër, dëbora ka detyruar autoritetet të japin alarmin nga rreziku i ortekëve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...