6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Bora vështirëson qarkullimin drejt Prevallës, ekipet e pastrimit janë në terren

Banorë të trevës së Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) në Prizren kanë shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës.

Sipas tyre reshjet e borës bashkë me temperaturat e ulëta kanë bërë që qarkullimi me automjete të jetë i vështirësuar në këtë zonë malore.

Madje në rrjetet sociale është bërë e ditur se gjendja e rrugës në segmentin Mushnikovë-Gornje Sellë është e palakmueshme.

Megjithatë në terren janë parë ekipet përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë veprime për pastrimin e rrugës Prizren-Prevallë.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti për shoferët e automjeteve “për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...