21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Bordi i KRU ‘Hidrodrini’ aprovon Raportin Operativ-Financiar 2023 të kompanisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka bërë të ditur nga Zyra e saj për Media mbi rrjedhën e sotme të rregullt të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë.

Në komunukatë thuhet se në mesin e pikave dhe çështjeve të ngritura, Bordi ka aprovuar dhe Draft-Raportin Operativ- Financiar TM2/23 dhe Draft Raportin Operativ-Financiar për Muajin Korrik 2023.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A.- Pejë

Nga takimi i rregullt i Bordit të Drejtorëve

Është zhvilluar Mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë dhe z. Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’.

Kanë marrë pjesë në takim edhe z.Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i Kompanisë dhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë.

Takimi ka filluar me aprovimin e rekomandimeve nga KA.

Në takim poashtu, Bordi ka aprovuar edhe Draft-Raportin Operativ- Financiar TM2/23 dhe Draft Raportin Operativ-Financiar për Muajin Korrik 2023.

Janë diskutuar dhe vlerësuar edhe çështje tjera me rëndësi, e me refleksion në shërbime sa më profesionale në të mirë të konsumatorit.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...