19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Bordi i përkohshëm i KRU ‘Hidrodrini’ anulon konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv

Në mbledhjen konstituive virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A., në përbërje të Qëndresa Kukaj-kryesuese, Mirjeta Heta, Noli Carrabregu, dhe  Samir Lleshi, së bashku me Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv, ka vendosur të anulojë konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë.

Ky konkurs, i shpallur me numër 1384 më 2 gusht 2024, është anuluar me qëllim të rishikimit të procesit të rekrutimit.

Gjatë këtij takimi, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve gjithashtu ka aprovuar me ndryshim-plotësime Statutin e kompanisë, duke synuar përmirësimin e operacioneve të saj.

Në takim mori pjesë edhe Kreshnike Dreshaj, Sekretare e Kompanisë, ndërsa u diskutuan edhe çështje të tjera të brendshme me rëndësi për kompaninë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet ndaj konsumatorëve në zonën e mbulueshmërisë.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

U mbajtë Mbledhja konstituive e Bordit të ri, të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. / Bordi anuloi Konkursin për pozitën e Kryeshefit, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024
Në Mbledhjen e sotme konstituive – virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të znj. Qëndresa Kukaj-kryesuese, znj.Mirjeta Heta, z.Noli Carrabregu, z.Samir Lleshi – Drejtorë dhe z. Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ka anuluar Konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të kompanisë, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024.
Poashtu në këtë takim, me ndryshim-plotësime Bordi i përkohshëm i Drejtorëve ka aprovuar Statutin e kompanisë.
Ka marrë pjesë në takim edhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë.
Janë diskutuar dhe vlerësuar edhe çështje të tjera të brendshme, me rëndësi për kompaninë, në interes të drejtpërdrejt të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...