13.2 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Bordi i ri i Përkohshëm i ‘Hidrodrinit’ anulon vendimin për shkarkimin e Dri Cenës

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka bërë të ditur këtë pasditë se në mbledhjen e radhës të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A., Pejë, të mbajtur sot në formë hibride (me pjesëmarrje fizike dhe online), është marrë vendimi për anulimin e vendimit nr.42/5 të datës 31.07.2024, i cili kishte të bënte me shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv.

Mbledhja është kryesuar nga Qëndresa Kukaj, ndërsa pjesë e bordit ishin Noli Carrabregu, Mirjeta Heta dhe Samir Lleshi-drejtorë si dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Besnik Zeqiraj.

Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Kreshnike Dreshaj, Sekretare e Kompanisë.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi draft/procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, përfshirë atë të datës 09.08.2024 të ish-Bordit të Drejtorëve dhe mbledhjen konstituive të Bordit të Përkohshëm të datës 01.09.2024.

Në raportin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Besnik Zeqiraj, u prezantua gjendja aktuale e kompanisë, e cila u votua unanimisht nga anëtarët e bordit. Ndër çështjet e diskutuara u përmend edhe përmirësimi i shërbimeve profesionale për konsumatorët.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

U mbajtë Mbledhja e radhës e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve – Bordi i Përkohshëm anuloi vendimin nr.42/5 të datës 31.07.2024 për shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv

Në Mbledhjen e sotme hibride (me pjesëmarrje fizike dhe online), Bordi i Përkohshëm i KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A, në përbërje të znj. Qëndresa Kukaj-kryesuese, z.Noli Carrabregu, znj.Mirjeta Heta dhe z.Samir Lleshi – Drejtorë dhe z. Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’.

Ka marrë pjesë në takim edhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë.

Në takimin e sotëm Bordi i Përkohshëm, ka aprovuar dhe shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, si më poshtë;

*Është aprovuar Draft/procesverbali nga Mbledhja e rregullt e ish-Bordit të Drejtorëve të datës 09.08.2024 dhe Draft/procesverbali nga Mbledhja konstituive e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të datës 01.09.2024,

*Është aprovuar me votë unanime, Raporti i U.D. KE-së z.Besnik Zeqiraj për gjendjen në kompani,

-ndërsa

*Bordi i Përkohshëm në pikën e III-të të rendit të ditës, anuloi Vendimin e ish-Bordit të Drejtorëve, me nr.42/5 të datës 31.07.2024 që kishte të bënte me shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv.

Janë diskutuar dhe vlerësuar edhe çështje tjera me rëndësi, e me refleksion në shërbime sa më profesionale në të mirë të konsumatorit.’-thuhet në komunkatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës, studentët përfitues mbështetën me nga 8 mijë e 500 euro

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...