Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kritikuar Bordin e RTK-së, i cili sot është mbledhur fshehtas duke mos i paralajmëruar mediat.
Ajo ka ironizuar me anëtarët e këtij bordi, duke thënë se kur punon mirë dhe drejt i dërgonin ftesa për mbledhje.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar dy statuse, ku e ka vlerësuar bordin në fjalë si të politizuar.
“Vakt o vakt. Qeky bordi i RTK-së, kur punojke drejtë dhe mirë na dergojshin ftesë për monitorim disa ditë me herët. Tash, po i organizojnë takimet sikur me qenë takime për organizimin e naj aksioni policor. Edhe takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës organizohen në mënyrë ma transparente se takimet e bordit, sepse njoftohen mediat dhe publiku për mbajtjen e tyre. Por e kuptoj bordin, kanë arsye të “forta” për shkelje të të gjitha parimeve bazike të transparencës”, ka shkruar Kusari. /Njeshi/