Me anë të një njoftimi të shkurtër, Zyra për Informim e komunës së Pejës, ka njoftuar mbi ecurinë e Mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Asamblesë komunale, e ftuar për Projektin ‘Borea’ – shqyrtimi i situatës, ecurisë dhe pengesat në realizim.
‘Nga seanca e jashtëzakonshme është nxjerr konkluzioni drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MMPH për plotësim – ndryshimin e Vendimit të datës 10.02.2016 me Nr.05/74 për zonat e mbrojtura strikte në kuadër të Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna.’-thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
‘Është mbajtur mbledhja e dytë e jashtëzakonshme për vitin 2024 e Kuvendit të Komunës së Pejës
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj ka thirrur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për vitin 2024 të Kuvendit të Komunës së Pejës, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për një pikë të rendit të ditës.
Pikë e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i situatës, ecurisë dhe pengesat në realizimin e projektit “Borea”.
Nga seanca e jashtëzakonshme është nxjerr konkluzioni drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MMPH për plotësim – ndryshimin e Vendimit të datës 10.02.2016 me Nr.05/74 për zonat e mbrojtura strikte në kuadër të Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna.’/Njeshi&RADIO 1/