Shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe N/kryetar i këtij subjekti në Pejë, që është këshilltar politik i ministrit Liburn Aliu, Berat Ganiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Asamblesë komunale të Pejës, me pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i situatës, ecurisë dhe pengesat në realizimin e projektit ‘Borea’.
Ganiqi në reagim, mes tjerash thotë se pas 9 viteve, Komuna e Pejës ka zbuluar që ish kryeministri Isa Mustafa, ka nënshkruar gabimisht një vendim që e fut atë zonë nën mbrojtje.
Reagimi i plotë:
‘Të dashurë qytetarë të Pejës,
Sot është mbajtur seanca e jashtzakonshme e Kuvendit Komunal të Pejës, me të vetmën pikë të rendit të ditës: Pengesat në ndërtimin e Boreas.
Edhe pse dy herë kanë qenë ne qeverisje të njëjtit nuk e kanë hequr ketë pengesë.
Edhe pse dy herë kanë qenë ne qeverisje të njëjtit nuk e kanë hequr ketë pengesë.
Kryetari sot tha qeveria ka gabuar me nje vendim, por tek pas reagimit tim tha që Isa Mustafa gabimisht e ka nënshkruar.
Poashtu sot në një moment ndjeva edhe krenari, ngase gabimet e tyre po kërkojnë që ti përmirësojm ne. Edhe këta shpresa i kanë te NE.
Në vazhdim mund ta shikoni dhe dëgjoni fjalimin tim!’-shkruan Ganiqi./Njeshi/
VIDEO: