7.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Borrell thotë se në kohën e duhur do të ketë takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur vlerësimin e tij për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell para samitit BE- Ballkan Perëndimor, ka përmendur investimin e kohës së madhe në këtë proces, duke theksuar se edhe pse ka pasur sfida dhe kriza, ka ardhur deri te zgjidhje të rëndësishme.

“Kemi investuar shumë kohë dhe energji në dialogun Kosovë-Serbi. Ka pasur ngritjet dhe zbritjet, shumë kriza por edhe zgjidhje. Sikur ajo me targat, letërnjoftimet dhe energjinë, si marrëveshjen e fundit. Përparim të madh me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e implementimit. Ditëve të fundit kanë qenë me lajme të mira. Të dyja palët po lëvizin. Ngadalshëm por po lëvizin, dhe ne duhet t’i shtyjmë që të lëvizin në këtë rrugë, pasi që është e vetmja për ta për një perspektivë të qartë evropiane”, ka deklaruar Borrell.

Në lidhje me pyetjen për një takim të nivelit të lartë, Borrell ka theksuar se dialogu është një proces i vazhdueshëm.

Përfaqësuesi Special është duke udhëtuar nga njëra palë tek tjetra, dhe kur momenti të vijë, sipas tij, do të bëhen takime të nivelit të lartë në mënyrë të nevojshme.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE, por pret më shumë reforma nga ta.

“I duam ato shtete në BE. Presim nga ta më shumë reforma, në veçanti në sundimin e ligjit, pavarësisht së institucioneve të drejtësisë. Por në anën tonë, anën e BE-së, ne duhet të bëjmë detyrat tona dhe për këtë kemi nisur debatin strategjik në nivel liderësh, për të identifikuar se cilat janë reformat e nevojshme për ta bërë projektin tonë evropian të gatshëm për sfidat që do t’i kalojmë në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se duan më shumë investime dhe zhvillim ekonomik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...