Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar takim me ministrat e Jashtëm të BE-së.
Përmes një postimi në Twitter ka thënë takimin do ta thërrasë nesër ( e martë ) me ç ‘rast do të diskutohet për situatën në Izrael dhe rajon.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe në rajon”, ka thënë ai. /Njeshi/