13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Bosch këshillon Kosovën: Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë po ta kërkojnë atë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar tensionet në veri.

Për situatën atje ai përgjegjës e ka bërë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga Kosova që të dëgjohen aleatët ndërkombëtar.

Sipas tij, Kosova duhet t`i plotësojë kërkesat e aleatëve të saj.

“Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë atë, sepse situata është tejet e ndjeshme, mençuria është gjëja e duhur jo kryeneqësia. Topi duhet të vihet në anën tjetër”, ka deklaruar Bosch

Ai është shprehur i habitur më kërkese e BE-së për zgjedhje të reja në veri.

“Problemet janë krijuar nga Vuçiqi dhe miqtë e tij dhe është paksa e çuditshme që Borrell të kërkojë nga Prishtina të sigurojë zgjedhje të reja”, është shprehur Bosch.

Diplomati holandez ka bërë me dije se kjo çështje është dashur t`i shtrohet Vuçiqit, meqenëse ai i ka penguar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...