18.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Bosi i klanit kriminal të Malit të Zi i arrestuar në Kosovë, qyteti ku fshihej pas një identiteti të rremë

Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi për vrasje dhe themelim të organizatës kriminale, bosi i klanit kriminal të Malit të Zi, është arrestuar dje nga Policia Rajonale në Gjilan. Mësohet se bëhet fjalë për Sergjan Juriseviq, i cili e kishte ndërruar identitetin në Kosovë.

Jurisheviq, pas ndalimit për verifikim nga Policia e Kosovës kishte paraqitur një letërnjoftim të Kosovës me emër Dragan Peic, i cili dyshohet se e kishte ndërruar identitetin në Mitrovicë.

Siç raporton Vijesti.me, Jurisheviq është pjesë e njërit prej grupeve më të mëdha kriminale në Mal të Zi, Klanit Kavaç, me seli në Kotor.

Pas arrestimit të tij, Policia ka njoftuar se të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...