22.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Bosnja paralajmëron notë proteste për vendet që votuan kundër rezolutës

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se nesër vendi i tij do t’iu dërgojë notë proteste të gjitha vendeve që votuan kundër rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u miratua sot me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Konakoviq vlerësoi se po përpiqen të minimizojnë numrin e vendeve që votuan “për”, por theksoi se vetëm 19 vende votuan “kundër”, por “për ne ishte e rëndësishme që rezultati të ishte pozitiv”. Raporti është 4:1 për ata që janë në anën e së vërtetës”, tha ai.

“Ne besojmë se (ata që votuan kundër) janë në krah të autorëve të krimeve të luftës dhe nuk respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Ky është detyrimi ynë njerëzor”, ka thënë Konakoviq. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...