14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Bosnje e Hercegovina shënon Ditën e Pavarësisë

Bosnje e Hercegovina shënon sot 1 Marsin, Dita e Pavarësisë së vendit, ndërsa delegacionet zyrtare bënë homazhe për dëshmorët dhe presidentin e parë Alija Izetbegoviç në Varrezat e Dëshmorëve “Kovaçi” në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Midis të pranishmëve ishin edhe anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç. Delegacionet me të gjitha nivelet e pushtetit vendosën lule edhe para memorialit “Flaka e Përjetshme”.

“Ne të gjithë e dimë se sa guxim, madje mençuri, u desh atëherë për të marrë atë vendim. Mundësi në jetën e njerëzve si kjo dhe në jetën e një vendi siç ka qenë ai më 1 mars 1992, ndodhin një herë në histori. Fitoni shtetin tuaj, pavarësinë. Duhet pasur guximin dhe mençuri për të shkuar në atë rrugë. Ne paguam shtrenjtë për këtë”, kujtoi Komshiç.

Ai theksoi se Varrezat e Dëshmorëve “Kovaçi” janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që vendi “duhej të paguante për fituar pavarësinë”.

Komshiç gjithashtu tha se shteti duhet të ndërtohet, duke theksuar se Bosnje e Hercegovina përballet me “agresion të brendshëm”, që sipas tij është absurde.

“Ata që i dinë rrethanat në Bosnje e Hercegovinë nuk janë të befasuar. Kjo sërish flet se të gjitha ato plane luftarake dhe e gjithë ajo kundër çka kemi luftuar, për të cilën kemi paguar një çmim kaq të lartë, jetë njerëzore, shkatërrim të rëndë, njerëz të zhvendosur dhe dëbuar, gjenocid, këto politika nuk kanë hequr dorë nga planet e tyre prej 30 dhe 40 vjet më parë”, shpjegoi Komshiç.

Ai gjithashtu tha se “ende vazhdon beteja” për të ruajtur këtë vend si një vend multietnik, si dhe për ta integruar në NATO dhe BE.

Më 1 mars 1992, u shpall pavarësia e Bosnje e Hercegovinës pasi vendimi u mor nga qytetarët e saj përmes një referendumi. Shumica e qytetarëve vendosën për shkëputje nga Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë (RSFJ) dhe për pavarësi.

Pyetja e referendumit ishte: A jeni për një Bosnje e Hercegovinë sovrane dhe të pavarur, një shtet me qytetarë të barabartë, popujt e BeH-së: muslimanë, serbë, kroatë dhe anëtarë të popujve të tjerë që jetojnë në të?

Referendumi u mbajt më 29 shkurt dhe 1 mars ku 2.073.568 votues votuan për pavarësinë. Nga numri i përgjithshëm i atyre që iu përgjigjën referendumit, 99,7 për qind ishin pro pavarësisë dhe 0,3 për qind kundër. Një muaj pas referendumit, pasoi agresioni kundër Bosnje e Herzegovinës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...