26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Boston mposht Dallas në sfidën e parë të finaleve në NBA

Boston Celtics ka mundur me rezultat të thellë 107:89 Dallas Mavericks në ndeshjen e parë të serisë së finaleve të NBA.

Skuadra vendase kaloi në epërsi 37:20 pas çerekut të parë, dhe ndeshja ishte e njëanshme që në fillim.

Në një moment, Bostoni kishte një epërsi prej 29 pikësh dhe megjithëse Dallas shkurtoi rezultatin në 72:64 në mesin e çerekut të tretë, ata u mbaruan në fund dhe pësuan një disfatë bindëse.

Boston u udhëhoq drejt fitores nga Jaylen Brown me 22 pikë, Kristaps Porzingis, i cili u rikthye pas një dëmtimi prej një muaji, me 20 pikë dhe Jayson Tatum me 16 asistime.

Dallas nuk u ndihmua as nga i madhi Luka Doncic me 30 pikë e 10 kërcime dhe Kyrie Irving dështoi me vetëm 12 pikë.

Vëmendje të madhe në tribuna tërhoqi edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili u shfaq në TD Garden dhe brohoriste për Celtics, për të cilët kishte veshur edhe xhupin e tyre.

Ndeshja e radhës e serisë finale luhet natën mes të dielës dhe të hënës, sërish në Boston. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...