Dy gra janë viktimat më të fundit të gripit që ka prekur Rumaninë. Viktimat janë të moshës 39 dhe 74 vjeç.
Gratë vuanin edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa virusi gripal u përkeqësoi shëndetin.
Autoritetet zyrtare rumune kanë njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga gripi ka shkuar në 155.
Mjekët u kanë bërë apel vazhdimisht qytetarëve që nëse kanë simptoma të gripit, të paraqiten menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Autoritetet theksojnë se është e rëndësishme vaksinimi i popullatës
]]>