0 C
Pec
E martë, 2 Mars, 2021

BOTË: 5 të vdekur e shumë të lënduar në një shtëpi pleqsh në Itali

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur në një shtëpi pleqsh në Itali nga helmimi me monoksid të karbonit, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare dhe mediat lokale.

Incidenti ndodhi në shtëpinë e pleqve Villa dei Diamanti afër Romës, kanë bërë të ditur zjarrfikësit italianë përmes Twitterit, shkruan Reuters.

“Disa banorë kanë vdekur ndërkaq disa të tjerë janë hospitalizuar”, kanë shkruar zjarrfikësit në Twitter.

Shtatë persona, përfshirë dy punonjës shëndetësorë janë duke u trajtuar në spital për simptomat që u janë shfaqur pas emetimit të monoksidit të karbonit.

Ministri i Brendshëm italian Carlo Sibilia ka shkruar në Facebook se “kjo është një tragjedi”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...