9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

BOTË: Brenton Tarrant u paraqit për herë të parë në gjykatë në Zelandën e Re

Brenton Tarrant, pronar i licencuar i armëve, përdori pesë armë për të vrarë të paktën 49 persona, duke përfshirë fëmijë si dhe plagosi shumë të tjerë, në dy sulme në xhamitë në Christchurch. 28 vjeçari i dyshuari kryesorë për aktin makabër është shfaqur më 16 mars në gjykatë për të vetmën akuzë, vrasje.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=83&v=ue2F1UZwgfc

Autori i sulmeve terroriste teksa ka hyrë në gjykatë në Christchurch ka bërë gjeste që konsiderohet se përdoren nga ekstremi i djathtë.

https://twitter.com/i/status/1106837345993662465

Ai nuk shfaqi asnjë emocion teksa akuza për vrasje po i lexohej. Gjykatësi tha se “është e arsyeshme të supozohet” se ndaj të dyshuarit do të ngrihen akuza të tjera për vrasje.

I dyshuari nuk kërkoi lirim me kusht dhe u urdhërua të dërgohet në mbajtje, deri në paraqitjen e tij të radhës para gjykatës, që është caktuar të mbahet më 5 prill.

Zelanda e Re është në Zi, vetëm një ditë pasi 49 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën gjatë dy sulmeve me armë zjarri në xhamitë në Kristçërç. Këto sulme, kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern e cilësoi si “një prej ditëve më të errëta” të vendit të saj.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...